Please enter at least 3 characters.

Pamjet tregojnë shpërthimin e një depoje municioni në Greqi

2023/07/greqia-2.jpg

Zonë e ndaluar mbetet vendi rreth një baze të forcave ajrore në Greqi, pasi zjarret shkaktuan shpërthime në një depo municioni.

Disa nga shpërthimet u transmetuan drejtpërdrejt në televizionin lokal. Shpërthimet ndodhën vonë të enjten në objektet e bazës së 111-të të krahut luftarak, të cilat janë ndër më të mëdhatë në vend.

Dritaret e shtëpive u thyen në qytetet e afërta kur municioni shpërtheu, raporton skynews.

U bë evakuimi i më shumë se 2000 njerëzve, ndërsa aeroplanët luftarakë u zhvendosën në një bazë tjetër.

Shpërthimet nuk kanë ndikuar në fluturimet prej aeroportit ndërkombëtar të Volos.

Rënia e temperaturave dhe erërat më të qeta kanë ndihmuar sot zjarrfikësit në të gjithë Greqinë dhe të gjitha zjarret e mëdha janë vënë nën kontroll. /Telegrafi/