Please enter at least 3 characters.

Pallota: Totti do të bëhet drejtor teknik

2016/09/totti-4-e1473967123966.jpg

Presidenti i Romës, James Pallota, konfirmon se Francesco Totti do të bëhet drejtor teknik I klubit.

Pasi drejtori sportive Monchi konfirmoi lajmin se ky është sezoni i fundit i Tottit në futboll, është presidenti ai që garanton se ky nuk do të jetë sezoni i fundit i legjendarit me Romën.

Vet Totti nuk ka folur me gazetarët për ëktë, por Pallota inssiton se tashmë ka diskutuar me ikonën e klubit.

“Unë tashmë kam folur me të ëpr këtë, ai do të bëhet drejtor teknik. Monchi vetëm mund të mësojë prej tij”, u shpreh Pallota.

Totti me të drejtë konsiderohet legjendë e Romës pasi gjithë jetën e kaloi te klubi i kryeqytetit. /Telegrafi/