Palët janë duke diskutuar, mësohet e ardhmja e Brajan Grudës
Sulmuesi shqiptar, Brajan Gruda, e sheh të ardhmen e tij te RB Leipzig edhe për sezonin e ardhshëm.
Drejtori sportiv i klubit gjerman, Marcel Schafer, konfirmoi se lojtari ka shprehur qartë dëshirën për të vazhduar qëndrimin në Leipzig.
"Kemi marrë sinjale të qarta nga Brajan se ai dëshiron të qëndrojë me ne. Ne e duam atë gjithsesi dhe e vlerësojmë shumë", deklaroi Schäfer për Bild.
22-vjeçari e kaloi gjysmën e dytë të sezonit si i huazuar te Leipzig, ndërsa mbetet nën kontratë me Brighton deri në vitin 2028.
Aktualisht, Leipzig është në pritje të një përgjigjeje nga klubi anglez lidhur me mundësinë e vazhdimit të bashkëpunimit me Grudën. Sipas raportimeve, opsioni i preferuar i klubit gjerman është një tjetër huazim, i shoqëruar me një klauzolë blerjeje, e cila mund të bëhet edhe e detyrueshme në verën e vitit 2027.
Nga ana tjetër, Brighton thuhet se kërkon rreth 30 milionë euro për transferimin e plotë të futbollistit. Kjo është afërsisht e njëjta shumë që klubi anglez pagoi për ta transferuar Grudën nga Mainz në vitin 2024.
Nëse palët arrijnë marrëveshje, Gruda pritet të vazhdojë zhvillimin e tij në Bundesliga, aty ku Leipzig e konsideron pjesë të rëndësishme të planeve për të ardhmen. /Telegrafi/


