Please enter at least 3 characters.

Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! (Video)

2018/07/Palëpeta-gjermane.jpg

Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave gjermane.

Sipas dëshirës, shtoni sheqer apo më shumë kripë në brumë dhe do të fitoni variantin e ëmbël apo të njelmët, transmeton Telegrafi.

Ju nevojiten:- gjalpë ¼ e filxhanit,- 1 filxhan miell,- 1 filxhan qumësht,- 6 vezë pak të tundura,- 1/8 e lugës së vogël kripë.Udhëzim:

Nxehni furrën në 180 gradë. Në tepsi qitni gjalpin dhe futeni në furrë që të shkrihet.

Përzieni miellin, qumështi, vezët dhe kripën. Përbërjen e tundur qiteni në tepsi me gjalpin e shkrirë dhe piqni në furrë të nxehtë 30 – 40 minuta derisa palëpetat të skuqen.

Krepave të pjekura mund t’i qitni sheqer pluhur apo t’i shërbeni me shtojca sipas dëshirës.

/Telegrafi/