Please enter at least 3 characters.

Pagoi një person për të vrarë një tjetër në Pejë, arrestohen dy të dyshuarit

2023/02/Arrestimet-e-Policise-ilustrim-foto-Ridvan-Slivova-2.jpg

Dy persona janë arrestuar pasi në muajin tetor-nëntor të vitit 2023, njëri i dyshuar i kishte dhënë para personit tjetër në mënyrë që ta kryente një vrasje. 

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti është cilësuar si “Përgatitje për vrasje të rëndë”.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që në muajin tetor – nëntor të vitit 2023, njëri i dyshuar i kishte dhënë para të dyshuarit tjetër në mënyrë që ta kryente vrasjen e viktimës mashkull kosovar, ose t’i shkaktonte dëme të mëdha”, thuhet në raport.

Ndërkaq, pas intervistimit me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/