Please enter at least 3 characters.

Ozil shet 'donera' në një 'fast food' (Video)

2017/02/ozil-1.jpg

Lojtarët e Arsenal kanë qenë pushim këtë fundjavë për shkak se ndeshja e tyre kundër Southampton është shtyrë sepse “Saints” kanë luajtur (dhe humbur) finalen e Kupës së Ligës kundër Manchester United.

Kështu, Arsene Wenger i ka lënë të lirë lojtarët e tij. Por njëri prej tyre ka vendosur t’i futet gjithsesi punës.

Mesut Ozil, që i ka kërkuar klubit të rinovojë kontratën e tij me 250 mijë funte në javë, ka përfituar nga pushimi i forcuar për të shkuar në Likya, “Kebab shop”-i i tij i preferuar në veri të Londrës.

Aty, mesfushori gjerman është një klient i rregullt, deri në atë pikë sa pronarët e kanë lejuar të provojë aftësitë e tij me thikën, mishin dhe përbërësit e tjerë, për t’i bërë vetes një panine të shijshme. E gjitha kjo ka ndodhur para syve të stafit dhe klientëve. /Telegrafi/