Please enter at least 3 characters.

Osmani sot nis vizitat nëpër komunat e Kosovës

2020/12/Albin-Kurti-takimi-i-liderve-te-partive-situata-me-pandemine-Covid-19-Vjosa-Osmani-foto-Ridvan-Slivova-7-e1649222052360.jpg

Presidentja Vjosa Osmani sot fillon ciklin e vizitave nëpër komunat e Kosovës, me ç'rast do të qëndrojë në Gjilan, ku do të merr pjesë në disa aktivitete.

Sipas njoftimit nga Presidenca, në orën 13:45, presidentja Osmani do të pritet në takim nga kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ndërsa, në orën 14:25, do të merr pjesë në përurimin e pjerrinave, në shkollën fillore “Nazmi Hoxha”, projekt i UNICEF-it.

Gjatë vizitës në Gjilan, Osmani do të ketë takime me OJQ dhe do t'i vizitojë disa biznese. /Telegrafi/