Please enter at least 3 characters.

Osmani në takimin e liderëve të procesit Brdo-Brioni: Kosova është e përkushtuar për bashkëpunim rajonal

2024/10/76868899999.jpg

Presidentja Vjosa Osmani, ka rikonfirmuar përkushtimin për të forcuar bashkëpunimin rajonal, pas pjesëmarrjes në takimin vjetor të krerëve të shteteve të rajonit në kuadër të Procesit të Brdo-Brioni.

"Kosova vazhdon të jetë e përkushtuar për bashkëpunim rajonal, të bazuar në fqinjësi të mirë, gjithëpërfshirje dhe qëllimin e përbashkët për integrim në institucionet euroatlantike," ka theksuar Osmani.

Osmani falënderoi presidentët Jakov Milatoviq, Natasha Pirc-Musar dhe Zoran Milanoviq për pjesëmarrjen e tyre.

Ajo theksoi se gjatë takimit u diskutua rreth vizionit për të ardhmen e rajonit dhe forcimit të marrëdhënieve midis vendeve ballkanike. /Telegrafi/