Osmani: Mbivotimi etnik për çështje etnike është fillimi i çdo krize të madhe ndëretnike
Bujar Osmani
Bujar Osmani
17/06/2026
Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese për anulimin e vendimit për emërimin e rrugëve me emra shqiptarë në Tetovë.
"Gjykata Kushtetuese anuloi vendimin për emërtimet e rrugëve dhe shesheve në Tetovë, duke rikthyer emrin “Marshal Tito” në vend të sheshit “Iliria”.
Një tjetër goditje ndaj identitetit shqiptar. Një tjetër plagë mbi të ardhmen e përbashkët. Një tjetër hap prapa për këtë vend. Në fund, Bilall Kasami duhet të jetë i lumtur. Dikur shkruante poezi për Titon", shkruan Osmani.
Ai gjithashtu shkruan se historia e shteteve multietnike dëshmon një rregull të thjeshtë: mbivotimi etnik për çështje etnike është fillimi i çdo krize të madhe ndëretnike./Telegrafi/


