Osmani: Maqedonia e Veriut sot ka humbur 60.77 milionë euro nga fondet IPA
Bujar Osmani
Bujar Osmani
30/07/2026
Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani njofton se Maqedonia e Veriut ka humbur 60.77 milionë euro nga fondet IPA.
Maqedonia e Veriut sapo humbi 60.77 milionë euro nga fondet IPA të Bashkimit Evropian për segmentin hekurudhor Kriva Pallankë–kufiri me Bullgarinë, pjesë e Korridorit VIII, sepse Qeveria nuk arriti ta nënshkruajë kontratën brenda afatit.
Korridori VIII është korridor strategjik i mobilitetit ushtarak të NATO-s.
Çdo goditje ndaj tij dobëson interesin e NATO-s dhe favorizon interesin rus në rajon. /Telegrafi/


