Organizohet ekspozitë me fotografi lufte në sheshin e Lipjanit
Komuna e Lipjanit ka njoftuar se është organizua ekspozitë fotografike me temë luftën çlirimtare të popullit shqiptar, e cila u hap në Sheshin “Adem Jashari” në Lipjan.
“Ekspozita ofroi një përmbledhje vizuale nga periudha e luftës, përmes fotografive autentike që dëshmojnë sakrificën, qëndresën dhe përpjekjet e popullit tonë për liri”, thuhet në njoftimin e komunës.
Me këtë rast, Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, citohet të ketë thenë se, “Ruajtja e kujtesës historike dhe trashëgimisë sonë kombëtare, si një vlerë e shenjtë duhet të kultivohet dhe përcillet te gjeneratat e reja”, citohet të ketë thenë Ahmeti, njofton zyra për informim në këtë komunë.
Ky aktivitet shënon vazhdimin e ngjarjeve kulturore që po mbahen në kuadër të Javës së Kulturës në Lipjan, me qëllim promovimin e vlerave historike./Telegrafi/


