Please enter at least 3 characters.

Orari dhe gjyqtarët e javës së 24-të në Ipko Superligën e Kosovës

2019/10/Trepca-89-Gjilani1-696x464.jpg

Ipko Superliga e Kosovës pritet të vazhdojë në fundjavë me përballje tejet interesante të xhiros 24-të.

Kurse, tashmë është bërë edhe delegimi i gjyqtarëve për këtë xhiro.

Ndeshja e parë e kësaj jave zhvillohet në Klinë, ku Dukagjini pret Feronikelin, ndërsa ky takim drejtohet nga gjilanasi Shpëtim Murtezi.

Në ndeshjet e zjarrtë e cila pritet të zhvillohet në Prishtinë, mes Flamurtarit dhe Ballkanit, gjyqtar kryesor pritet të jetë gjakovari, Kreshnik Vula.

Besfort Kosumi është në sfidën Llapi – Drenica, ndërsa Visar Kastrati në Trepça ’89 – Drita.

Të gjitha ndeshjet e javës së 24-të zhvillohen me fillim nga ora 17:00. /Telegrafi/