Please enter at least 3 characters.

Oraret e tre sportistëve të Kosovës në Rio 2016

2016/08/olimpa.jpg

Në Lojërat Olimpike të Rios do të garojnë edhe tre sportistë prej Kosovës.

Notari Lum Zhaveli do të paraqitet të enjten në garat 50 metra rreth orës 18:00.

Një ditë më pas, të premten edhe atleti Musa Hajdari do të paraqitet në shtegun e atletikës, ku do të vrapojë në garën prej 800 metrave.

E fundit që do të paraqitet në Rio do të jetë atletja Vijona Kryeziu, e cila të shtunën do të vrapojë në garën prej 400 metrave.

Kujtojmë se Kosova deri më tani ka fituar një medalje të artë në saje të xhudistes, Majlinda Kelmendi. /Telegrafi/