Please enter at least 3 characters.

OpenAI vonon lëshimin e modelit që do të jetë falas

OpenAI ka shtyrë publikimin e modelit të saj të hapur dhe falas të inteligjencës artificiale.

Kompania OpenAI kishte planifikuar të lansonte një model të hapur të inteligjencës artificiale, por këto plane janë shtyrë.

Sam Altman, drejtori ekzekutiv i kompanisë, njoftoi në rrjetet sociale se publikimi i këtij modeli po shtyhet për një periudhë të pacaktuar.

Si arsye kryesore për vonesën është përmendur nevoja për të kryer teste shtesë sigurie dhe për të identifikuar më saktë fushat me rrezik të lartë.

Në javët e fundit, Altman kishte lënë të kuptohej se OpenAI ishte duke u përgatitur për të nxjerrë këtë model të hapur, i cili është i destinuar si për ndërmarrje, ashtu edhe për përdorues të zakonshëm.

Kjo shtyrje vjen në një kohë kur debati rreth sigurisë dhe etikës së inteligjencës artificiale po bëhet gjithnjë e më intensiv. /Telegrafi/