Please enter at least 3 characters.

OKC mposht për herë të katërt Minnesotan dhe kalon në finalen e madhe të NBA-së

Basketbollistët e Oklahoma City Thunder siguruan një fitore bindëse ndaj Minnesota Timberwolves me rezultatin 124:94, duke u kualifikuar në finalen e madhe të NBA-së me rezultat të përgjithshëm 4-1.

Që në çerekun e parë, Oklahoma tregoi dominim të plotë, duke e mbyllur atë me epërsi të thellë 26:9, çka la pak dyshime për fatin e ndeshjes.

Ylli i skuadrës, Shai Gilgeous-Alexander, shkëlqeu sërish me 34 pikë, 7 kërcime dhe 8 asistime, duke konfirmuar statusin e tij si MVP i ligës.

Ai u përkrah mirë nga Chet Holmgren me 22 pikë dhe 7 kërcime, si dhe Jalen Williams me 19 pikë e 8 kërcime.

Nga ana tjetër, Minnesota nuk arriti të mbajë ritmin, me Julius Randle që realizoi 24 pikë dhe Anthony Edwards që kontribuoi me 19

Pas kësaj fitoreje, Oklahoma City Thunder pret në finale fituesin e serisë ndërmjet Indiana Pacers dhe New York Knicks me Pacers që aktualisht kryeson 3-1.

Ky sukses i sjell Oklahomas një mundësi të artë për të luftuar për titullin e madh të NBA-së, në një sezon ku kanë befasuar shumëkënd me paraqitjet e tyre fantastike. /Telegrafi/