Please enter at least 3 characters.

Ofertë marramendëse, klubi arab dëshiron transferimin e yllit të Realit menjëherë

2024/01/GettyImages-1865826150-scaled-1.jpg
587:"VITORIA GASTEIZ, SPAIN - DECEMBER 21: (L-R) back: Toni Kroos of Real Madrid, Antonio Rudiger of Real Madrid, Fede Valverde of Real Madrid, Jude Bellingham of Real Madrid, Kepa Arrizabalaga of Real Madrid, front: Lucas Vazquez of Real Madrid, Rodrygo Goes of Real Madrid, Fran Garcia of Real Madrid, Nacho Fernandez of Real Madrid, Brahim Diaz of Real Madrid, Luka Modric of Real Madrid during the LaLiga EA Sports match between Deportivo Alaves v Real Madrid at the Mendizorroza Stadium on December 21, 2023 in Vitoria Gasteiz Spain (Photo by David S.Bustamante/Soccrates/Getty Images)
12:"Getty Images

Liga Saudite Pro vazhdon kërkimin e saj për yje evropianë për të forcuar konkurrencën e saj dhe në këtë afat kalimtar dimërorë, ata kanë vënë syrin te legjenda kroate Luka Modric.

Mesfushori 38-vjeçar ka humbur rëndësinë në Real Madrid nën drejtimin e Carlo Ancelotti, me kontratën e tij që i vjen fundi në fund të sezonit aktual, duke nxitur spekulimet për largimin e tij të afërt.

Me synimin për ta kthyer Modric në një nga yjet e ligës së saj, Saudi Pro League i ka paraqitur një ofertë miliona dollarësh Real Madridit për të siguruar shërbimet e tij në këtë moment.

Përveç kësaj, propozimi përfshin një kontratë për lojtarin që tejkalon dyfishin e pagës së tij aktuale në klubin Los Blancos.

Al Ittihad është skuadra favorite për t'i siguruar shërbimet e Modric, me klubin arab që kërkon ta bëj një mesfushë të fortë me kroatin, francezin N'Golo Kante dhe brazilianin Fabinho.

Për 38-vjeçarin është gati një kontratë prej dy viteve e gjysmë me pagë prej 20 milionë eurove neto në sezon, shumë që po e tërheq mesfushorin që të pranojë ofertën e klubit arab.

Përveç Al Ittihad, edhe Al Nassr dhe Al Hilal kanë shprehur interesim për transferimin e ish-fituesit të Topit të Artë, megjithatë skuadra e udhëhequr nga Marcelo Gallardo është favoriti kryesor.

Modric këtë edicion ka zhvilluar 24 ndeshje me Real Madridin duke realizuar një gol e duke asistuar në gjashtë të tjerë, megjithatë në shumë prej ndeshjeve ai është futur në lojë nga banka rezervë. /Telegrafi/