OBRM-PDUKM: Trendafilov kurrë nuk ka pasur interes për rritjen e pagave të punëtorëve
"Doli në pah mendjelehtësia, papërgjegjësia dhe loja e Slobodan Trendafilovit me ndjenjat dhe të ardhmen e punëtorëve", thonë nga OBRM-PDUKM, pas informacioneve se është arritur marrëveshje për takim midis Qeverisë dhe përfaqësuesve të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë.
"Pasi u arrit marrëveshje dhe u caktua takim midis Qeverisë dhe sindikatës për rritjen e pagave të punonjësve administrativë deri në 40%, kryetari i LSM-së u shpërnda në rrjetet sociale. Në stilin e një influencuesi, Trendafilov postoi një status me një foto të tij të ulur vetëm në ambientet e zbrazëta të sindikatës, duke shkruar se po priste që një përfaqësues i qeverisë të vinte për të nënshkruar një marrëveshje për rritjen e pagave".
"Ky është vetëm një konfirmim tjetër i tezave se kërkesat e Slobodan Trendafilovit nuk janë kërkesa nga dhe për punëtorët, por janë kërkesa me sfond politik dhe se pas kësaj lidershipi të LSM-së qëndrojnë LSDM dhe E Majta".
"Kjo sjellje e Trendafilovit, nuk është gjë tjetër veçse teatër i zakonshëm për masat e gjera, në të cilin ai luan rolin e viktimës, dhe qeveria është fajtore. Ai kurrë nuk ka pasur interes në rritjen e pagave të punëtorëve, por qëllimi i tij i vetëm ishte të dëmtonte Qeverinë e udhëhequr nga OBRM-PDUKM, e cila është e njëjta axhendë politike me atë të LSDM dhe Levicës", thonë nga OBRM-PDUKM.


