Please enter at least 3 characters.

Obi Mikel i pasigurt për të ardhmen

2016/01/f.0702145053186_m.jpg

Nigeriani është në pushime të zgjatura pasi ishte pjesë e Kupës së Konfederatave me Nigerinë, por ka qenë ngurrues të konfirmojë nëse e ardhmja e tij qëndron në Stamford Bridge.

“Kam një kontratë katërvjeçare me Chelsean, por e dini, në futboll ju kurrë nuk mund t’ia qëlloni. Një ditë jeni këtu, ditën tjetër mund të largoheni”, ka thënë ai për Sky Sports.

Galatasaray raportohet se është një prej klubeve që kanë shfaqur interesim për 26-vjeçarin, i cili ka bërë 182 paraqitje për Blutë pa shënuar kurrë asnjë gol. /Telegrafi/