Nxirrni sytë në pah me penel të kaltër
25/12/2021
Një penel i mirë mund të bëjë çudira, duke u kombinuar me ngjyrën e syve.
Ja si të bëni penel të kaltër tek sytë!
Hapi i parë:Mbi vijën e qerpikëve vizatoni me laps ngjyrë të kaltër një vijë jo perfekte.
Hapi i dytë: Vijën hapeni me gisht në kapakun e syrit.
Hapi i tretë: Për më tepër intensitet, me një laps ngjyrë kobalti vijëzoni vijën e brendshme të syrit.
Hapi i katërt:Në vijën e jashtme të qerpikëve të poshtëm shtoni një vijë të trashë me laps sysh ngjyrë të kaltër.
Hapi i pestë:Aplikoni rimelin në qerpikët e sipërm dhe të poshtëm.
/Telegrafi/


