Please enter at least 3 characters.

Numri i akomodimeve për nxënës dhe studentë ka rënë në Maqedoni

2016/07/Zvogelohet-numri-i-banimit-ne-konvikte.jpg

Enti Shtetëror për Statistika (ESHS) ka publikuar të dhënat m ë të reja statistikore për vitin 2016/2017 në lidhje me kapacitetet akomoduese të nxënësve dhe studentëve në Maqedoni.

Sipas këtyre të dhënave, numri i akomodimeve për periudhën 2016/2017 ishte 6755, respektivisht 6.5% më pak se viti 2015/2016. Në shkollat e mesme fetare kishte akomodim për 256 nxënës.

Në raporin vjetor janë përfshirë 37 strehimore për nxënësit e shkollave fillore, të mesme, të mesme fetare dhe për studentët./Telegrafi/