Please enter at least 3 characters.

“Nuk na përfaqësoni”, protestuesit mbërrijnë te Kuvendi - policia në Shqipëri ‘blindon’ zonën

Ashtu siç ishte paralajmëruar, protestuesit kanë mbërritur pranë Kuvendit, aty ku do të zhvillojnë tubimin e tyre.

Ndërkohë, policia ka blinduar zonën, ndërsa protestuesit brohorasin: “Nuk na përfaqësoni!”

Policia ka vendosur një gardh metalik që nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit dhe asnjë automjet dhe asnjë qytetar nuk lejohet të kalojë, ndërsa këtë herë është zgjeruar edhe perimetri i sigurisë. /Tch/