Please enter at least 3 characters.

Nuk mungon terapia për malarje në Maqedoni

2016/01/mushkonjat-prishin-rehatin-euml-qytetar-euml-ve_hd.jpg

Qytetarë të Maqedonisë ankohen se kanë kërkuar terapi kundër malarjes, për të udhëtuar në vendet që janë në hartën e rrezikut nga kjo sëmundje, por nuk kanë marrë asnjë lloj medikamenti, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Mjekët u kanë thënë se tabletat mund t'i blejnë vetëm privatisht, ndërkaq disa qytetarë kanë marrë përgjigje të ndryshme nga ajo që porosit Organizata Botërore Shëndetësore. Këtyre qytetarëve u është thënë se duhet të vaksinohen, kurse OBSH-ja nuk rekomandon vaksinim për malarje.

Megjithatë, Tv Telma bën të ditur se Qendra e shëndetit publik në Shkup demanton thashethemet për mungesë terapie. Kjo qendër u bëjnë thirrje qytetarëve që të paraiqten për terapi, ose të marrin këshillime, nëse duhet të marrin apo jo, terapinë e duhur.

Qytetarët që udhëtojnë në vendet, ku ka rrezik nga malarja, pas kthimit duhet të bëjnë kontrolle, pasi që simptomat mund të paraqiten pas një periudhe të gjatë./Telegrafi/