Please enter at least 3 characters.

"Nuk më pëlqejnë gjërat e lehta” - Motta deklarohet rreth pyetjeve për dorëheqjen e tij nga Juventusin

2024/11/motta.jpg

Thiago Motta konfirmon se nuk do të japë dorëheqjen pas humbjes 3-0 të Juventusit kundër Fiorentinës, duke shtuar se e dinte që rruga nuk do të ishte shumë e lehtë. 

Bianconerët pësuan humbjen e dytë radhazi, ku kanë pranuar shtatë gola në dy ndeshjet e fundit, duke mos shënuar asnjë, dhe fitorja e Bolognas ndaj Lazios e largoi Juventusin jashtë katërshes së parë.

Drejtori i Juventusit, Cristiano Giuntoli tha se Motta nuk do të shkarkohej dhe shefi i Zonjës së Vjetër tha se ai nuk do të jepte dorëheqjen.

“Do të ishte shumë e lehtë për ta bërë këtë, dhe nuk më pëlqejnë gjërat e lehta”.

“Ne duhet të fitojmë; ne duhet të gjejmë një mënyrë për të marrë pikët që na duhen për të arritur objektivin tonë, që është të përfundojmë në top katërshen e ligës”, ka thënë Motta.

Juventusi është tani i pesti në tabelën e Serie A, një pikë pas Bolognas, ndërsa janë eliminuar nga Kupa e Italisë dhe Liga e Kampionëve.

Motta nënshkroi një kontratë trevjeçare me Juventusin verën e kaluar, kështu që marrëveshja e tij në Torino skadon në qershor 2027.

Juventusi do të rikthehet në fushë më 29 mars, ku pret Genoan në stadiumin Allianz të Torinos./Telegrafi/