Please enter at least 3 characters.

Nuk fiton Milani (Video)

2016/01/nuk-fiton-milani-video_hd.jpg

Mysafirët e filluan fuqishëm takimin dhe presioni i tyre bëri që Muntari të gabonte duke ndërhyrë në mënyrë të gabuar në Ionitan brenda zonës.

Luca Toni në mënyrë mjeshtërore e plasoi topin në mes të portës së Diego Lopez (18’), i cili u hodh në drejtim të gabuar.

Mexes, i cili angazhohej në fazën ofensive, arriti të nxjerrë një penalti nga Jankovic. Edhe Jeremy Menez goditi në qendër të portës, por me shpejtësi të madhe (41’).

Pjesa e parë përfundoi me shifra të barabarta, ndërsa në minutat e para të gjysmës së dytë, rezultati u kthye në favor të Rossonerëve.

Sërish Philippe Mexes i angazhuar në sulm. Mbrojtësi francez arriti të tregohej i gjindshëm në zonë dhe falë insistimit të tij topi përfundoi në rrjet me ndihmën e Panagiotis Tachtsidis (47’).

Dhe kur pritej se vendasit do ta fitonin ndeshjen, Nicolas Lopez e barazoi rezultatin (90’+5).

Aktualisht Milani pozicionohet në vend të dhjetë në tabelë me 35 pikë të arkëtuara pas 26 javësh. /Telegrafi/