Please enter at least 3 characters.

Nuk dihet se a do ta përcjellë Khabib nga afër meçin McGregor–Cerrone

2020/01/KhabibNurmagomdevo.jpg
352:"DIRIYAH, SAUDI ARABIA - DECEMBER 07: UFC fighter Khabib Nurmagomedov is seen ringside during the of the WBC World Heavyweight Eliminator fight between Alexander Povetkin and Michael Hunter during the Matchroom Boxing 'Clash on the Dunes' show at the Diriyah Season on December 07, 2019 in Diriyah, Saudi Arabia (Photo by Richard Heathcote/Getty Images)
12:"Getty Images

Conor McGregor rikthehet në tetëkëndësh për herë të parë pas më shumë se një viti. Irlandezi për herë të fundit ka dueluar në vitin 2018 ndaj Khabib Nurmagomedovit.

Ylli nga Dagestani fitoi në raundin e katërt në kuadër të ‘UFC 229’, ndërsa më pas shpërtheu përleshja, në të cilën u përfshinë pjesëtarë të të dyja ekipeve.

Spekulimet për një rimeç po vazhdojnë, ndërsa McGregor është i gatshëm për diçka të tillë. Porse, fillimisht duhet ta mposhtë Donald Cerronen në ‘UFC 246’ dhe pastaj të mendojë për të ardhmen.

Conor McGregor (Foto: Steve Marcus/Getty Images/Guliver)

Në ndërkohë, mediat e kanë hedhur pyetjen se a do të jetë i pranishëm Khabibi në T-Mobile Arena për ta ndjekur nga afër meçin.

Nurmagomedov ka qenë i pranishëm në duelet e McGregorit në të kaluarën, megjithatë nuk ka ndonjë konfirmim se a do të jetë në Las Vegas për këtë përballje. /Telegrafi/

https://twitter.com/jackdmallett/status/1217627087856640009