Please enter at least 3 characters.

Notat e lojtarëve, Liverpool 2-2 Man United: Fernandes dhe Salah më të mirët

Liverpooli ka luajtur baras me rezultat 2-2 në shtëpi ndaj Manchester United në kuadër të javës së 20-të në elitën e futbollit anglez.   

Të gjithë golat në këtë takim u shënuan në pjesën e dytë, ku madje United pati mundësinë që në sekondat e fundit ta fitonte ndeshjen nëse do të tregohej i saktë Harry Maguire.

Për vendasit golat i realizuan Cody Gakpo dhe Mohamed Salah ndërsa për mysafirët Lisandro Martinez dhe Amad Diallo.

Lojtari më i mirë në këtë ndeshje sipas Sofascore ishte Bruno Fernandes që mori notën 8.4, teksa me paraqitje të mira u vlerësuan edhe Lisandro Martinez (8.0) dhe Amad Diallo (7.6).

Në anën tjetër tek Liverpooli lojtari më i vlerësuar ishte Mohamed Salah me notën 7.7, teksa me notë të njëjtë ishte edhe Ibrahima Konate.

Dështimi i ndeshjes doli të jetë holandezi Matthijs De Ligt i cili u vlerësua me notën 6.2 pas penalltisë së shkaktuar.

Notat e lojtarëve tjerë të të dyja skuadrave: