Please enter at least 3 characters.

Notat e lojtarëve: Bayern Munich 2-1 Union Berlin, Gikiewicz më i miri

2019/10/bayern-1.jpg

Bayern Munich ka arritur me shumë mund ta mposht Union Berlinin në kuadër të javës së nëntë në Bundesligë me rezultat 2-1.

Golat për Bavarezët i shënuan Benjamin Pavard (13’) dhe Robert Lewandowski (53’), derisa për mysafirët golin e vetëm e realizoi Sebastian Polter (86’) nga penalltia.

Bayerni ishte skuadër për një nuancë më e mirë në fushë, derisa mori notën e përgjithshme 6.98, ndërsa Union Berlini mori vlerësimin 6.50.

Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë takim ishte portieri i Berlinit, Rafal Gikiewicz, shkaku i pritjeve që bëri dhe mori notën 8.2.

Në anën tjetër, Marcus Ingvarsten i mysafirëve dështoi ta tregonte vetën dhe mori vlerësimin 5.8.

Vlerësimi i lojtarëve të tjerë:

Notat e lojtarëve të Bayern Munichut (Foto: WhoScored)

Notat e lojtarëve të Union Berlinit (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/