Please enter at least 3 characters.

Njësia Speciale kryen bastisje në 13 lokacione në veri të Mitrovicës

2023/10/Policia-bastisje-1.jpg

Policia e Kosovës, Njësia Speciale të martën ka kryer bastisje në 13 lokacione të ndryshme në veri të Mitrovicës.

Lajmin e ka bërë të ditur zëvendësdrejtori i Policisë në Mitrovicë të Veriut, Veton Elshani.

Sipas tij, tri nga këto lokacione kanë qenë në Zveçan, shtatë në Mitrovicën e veriut dhe tri në Leposaviq.

“Po, ka përfunduar bastisja. 13 lokacione janë kontrolluar”, ka thënë  shkurt ai.

Ndërsa, Elshani nuk ka dhënë detaje nëse ka pasur të arrestuar./Telegrafi/