Please enter at least 3 characters.

Një zarf me dy plumba i dorëzohen ish-kryeministrit italian, Matteo Renzi

2021/03/84175501f8307fa77fa9418b68cfeaa7-e1614848410911.jpg
177:"Matteo Renzi al suo arrivo alla Camera con la delegazione di Italia Viva per le consultazioni del premier incaricato Mario Draghi, Roma, 5 febbraio 2021. ANSA/RICCARDO ANTIMIANI
4:"ANSA

Ish-kryeministri italian Matteo Renzi, i cili solli “shembjen” e qeverisë në fillim të këtij viti, mori një zarf që përmbante dy plumba të mërkurën, tha partia e tij.

Kërcënimi i heshtur, me sa duket i dërguar direkt Senatit ku Renzi është anëtar, u dënua në të gjitha anët e spektrit politik, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Teresa Bellanova, një ministre nga partia e tij Italia Viva, këmbënguli: "Ne nuk do të frikësohemi".

Renzi është një nga politikanët më jopopullorë të Italisë dhe mori kritika dhe abuzime të gjera për vendimin e tij për të lënë koalicionin e ish-kryeministrit Giuseppe Conte në janar, i cili shkaktoi “kolapsin” e tij.

Italia Viva është tani pjesë e qeverisë së re të unitetit kombëtar të udhëhequr nga ish-shefi i Bankës Qendrore Evropiane, Mario Draghi. /Telegrafi/