Please enter at least 3 characters.

Një video në të cilën Meghan Markle shfaqet në poza provokuese, është bërë hit në internet

2018/06/MeghanMarkle-1-e1529164578916.jpg
443:"CHESTER, ENGLAND - JUNE 14: Meghan, Duchess of Sussex and Queen Elizabeth II (not pictured) visit Chester Town Hall on June 14, 2018 in Chester, England. Meghan Markle married Prince Harry last month to become The Duchess of Sussex and this is her first engagement with the Queen. During the visit the pair will open a road bridge in Widnes and visit The Storyhouse and Town Hall in Chester. (Photo by Eddie Mulholland/WPA Pool/Getty Images)
12:"Getty Images

Gruaja e princit Harry, Meghan Markle, vazhdon të jetë vazhdimisht temë e mediave për shkak të shkeljes së një sërë rregullash mbretërore.

Ndërkaq, ajo është rikthyer sërish në faqet rozë përmes një videoje të dikurshme, kur aktorja kishte xhiruar një klip duke përgatitur hamburgerë.

(Foto: Getty Images)

Para pesë vitesh, revista Men's Health kishte realizuar një video me Meghan, e cila shfaqej në poza provokuese.

Në fillim të videos, 36-vjeçarja paraqitet në kulmin e një ndërtesë në New York dhe fillon të zhvishet teksa i afrohet skarës.

Ndërsa në fund të videos shfaqet mbishkrimi: "Përgatitja (e mishit) asnjëherë nuk ka qenë kaq e nxehtë".

(Foto: Getty Images)

Nga revista Men's Health kanë thënë se në vitin 2013, Meghan kishte pranuar ta bënte atë xhirim dhe se qëllimi i tyre nuk është që t'i nxjerrin gjërat nga e kaluara e saj.

Markle kishte aktruar në serialin "Suits" dy vite para se të xhirohej kjo video.

Kujtojmë që princi Harry dhe Meghan Markle u martuan më 19 maj të këtij viti në kështjellën ëindsor, rezidencën zyrtare të mbretëreshës Elizabeth II. /Telegrafi/