Please enter at least 3 characters.

“Një tjetër projekt i madh po bëhet realitet”, Ministri Hajrulla Çeku njofton për ndërtimin e stadiumit të ri të Suharekës

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka njoftuar për nisjen e një tjetër projekti të madh në infrastrukturën sportive, e cila ka të bëjë me nisjen e ndërtimit të stadiumit të ri në qytetin e Suharekës.

MKRS thuhet se ka shpallur procedurat për stadiumin e ri të Suharekës, për të cilin i kanë ndarë 13 milionë euro.

Është vet ministrit Çeku, i cili ka njoftuar se stadiumi i ri do të jetë i kategorisë 2 dhe do të ketë kapacitet prej 6518 ulësesh.

Postimi pa ndërhyrje i Hajrulla Çekut

Një tjetër projekt i madh për infrastrukturën sportive po bëhet realitet.

Kemi shpallur procedurën për ndërtimin e stadiumit të ri të Suharekës.

Stadiumi për të cilin kemi ndarë 13 milionë euro, do të jetë i kategorisë 2, me kapacitet 6518 ulëse, dhe plotëson standardet më të larta ndërkombëtare.

Sapo të kontraktohet operatori do të nis realizimi i punimeve.

/Telegrafi/