Please enter at least 3 characters.

Një tërmet i fortë godet Papua Guinenë e Re

Një tërmet me magnitudë 6.4 ballë të shkallës Rihter goditi Papua Guinenë e Re, sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS).

Sipas USGS-së, lëkundja sizmike u regjistrua rreth 191 kilometra në juglindje të qytetit Lorengau, në provincën Manus.

Deri më tani nuk ka raportime për viktima apo dëme materiale.

Autoritetet vijojnë të monitorojnë situatën. /Telegrafi/