Please enter at least 3 characters.

Një shtetase amerikane sulmohet nga një femër në Prishtinë, e dyshuara dërgohet në Spitalin e Psikiatrisë për trajtim

2022/08/Policia-e-Kosoves-foto-Ridvan-Slivova-02.jpg
14:"Ridvan Slivova

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grua, shtetase amerikane ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga e dyshuar femër kosovare.

Rasti ka ndodhur të mërkurën, në ora 17:00 në rrugën “Tringë Smajli”, në Prishtinë .

Në raportin policor bëhet e ditur se e dyshuara është shoqëruar në stacionin policor dhe e njëjta ishte me të meta mentale.

Viktimë është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara është dërguar në Spitalin e Psikiatrisë për trajtim.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti në procedurë të rregullt. /Telegrafi/