Please enter at least 3 characters.

Një restorant në Shqipëri shërbeu falas shqiptarët e Kosovës - në vend të faturës pranuan mesazh falënderimi

2021/02/152057908_3771339879593607_4055560805717025660_o.jpg

Një restorant në Shqipëri ka vendosur që t'i shërbejë falas shqiptarët e Kosovës për nder të 13-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Në vend të faturës shqiptarët nga Kosova kanë pranuar nga një mesazh falënderimi, transmeton Telegrafi.

"I nderuar mik, turizmi shqiptar në këtë kohë të vështirë u mbajt gjallë edhe falë shqiptarëve të Kosovës. Meqë është ditë e veçantë sot ti s'ke me pagu", thuhet në mesazhin që pranuan shqiptarët.

Ndryshe, 13 vjetori i pavarësisë sot në Kosovë u shënua me disa aktivitete. /Telegrafi/