Një pronar i një Bugatti, mesatarisht posedon edhe 84 automjete, tre aeroplanë dhe jahte
07/10/2014
Shefi i Bugattit dhe Bentleyt, Wolfgang Durheimer, ka deklaruar se, sipas statistikave, një pronar mesatar i Bugatti Veyron, posedon po ashtu edhe një koleksion të pasur automjetesh të tjera.
Më konkretisht, sipas tij, një pronar mesatar i një Bugatti, pronëson edhe 84 automjete të tjera, tre aeroplanë dhe jahte.
Ndërkaq, një pronar i një Bentley, ka në pronësi edhe tetë automjete tjera – që do të thotë se klientët e Bugatti dhe Bentley, dallojnë shumë.
Sa për kujtesë një Veyron kushton rreth 1.46 milion euro, ndërsa Bugatti ka edhe 20 të tillë në shitje.
Në kohët e fundit po spekulohet se Volkswageni është duke shqyrtuar tri koncepte të ndryshme, të cilat mund të jenë pasues të Veyronit legjendar. /Telegrafi/


