Please enter at least 3 characters.

Një person kalon me veturë në parkun e Gërmisë, dëmton fidanët

2022/02/parku-i-germise-2-e1644320771402.jpg

Ndonëse është e paraparë për pushim dhe të kalohet koha e lirë, ka qytetarë që edhe dëmtojnë parkun e Gërmisë në Prishtinë.

“Vrojtuesit e lagjes-Prishtinë” në një postim në Facebook bën të ditur se një person mëngjesin e sotëm parkun e Gërmisë në Prishtinë e përdori edhe për të kaluar me veturë, ku dëmtoi disa fidanë.

“Në parkun e Gërmisë një keqbërës me një makinë duke bërë akrobacione ka dëmtuar disa fidane.!", thuhet në postim. /Telegrafi/