Please enter at least 3 characters.

Një pajisje e pakuptimtë: “Park Assist” në vetura po bëhet - një gjë e së kaluarës!

2024/04/Screenshot_8-21.jpg

Ky opsion, të cilin shumë prodhues filluan ta instalojnë në vetura të reja disa vite më parë për ta bërë më të lehtë parkimin për shoferët, ka filluar të zhduket.

Ndër elementët e shumtë të pajisjeve teknologjike që disa prodhues veturash kanë instaluar në automjetet e tyre të reja, është një që ka filluar të zhduket, pikërisht ndihmësit e parkimit, pra një lloj autopiloti që mundëson parkimin e makinës pa kontrollin e shoferit.

Sistemi i asistencës automatike të parkimit nuk është më i instaluar në disa vetura të reja sepse drejtuesit e mjeteve nuk e përdorin dhe kjo i atribuohet faktit se është një funksion shumë i ngadalshëm dhe nuk arrin shpejtësinë e përdoruesit në parkim.

Një nga prodhuesit që njoftoi se do të ndalojë përfshirjen e këtij sistemi në disa prej modeleve të tij është Ford, pasi pas një sondazhi për kënaqësinë e klientëve, shumë pranuan se nuk e përdornin Activa Park Assistant, siç e quan Ford këtë funksion në automobilat e tij.

Ndaj kompania amerikane vendosi ta eliminonte këtë funksion dhe në këtë mënyrë të kursente në koston prej 50 eurosh, sa ishte kostoja e instalimit të tyre në çdo veturë. /Telegrafi/