Një minut heshtje për Dortmundin (Video)
Ndeshja në Dortmund filloi me ngushëllime dhe një minut heshtje për vdekjen e legjendës Udo Lattek, por ja që këtë foto e ndërlidhëm me titullin, për shkak të situatës katastrofale të klubit që jo më larg se vitin e kaluar arriti të deklasonte ekipe kampionësh si Real Madridi.
Ndeshja filloi me dominim të plotë të Dortmundit, ku gjatë pjesës më të madhe të takimit kishte raste, por një mundësi nga mysafirët bëri që ata të realizojnë.
E kjo mundësi erdhi pesë minuta brenda pjesës së dytë (50') kur Bobadilla realizoi për 1-0.
Në minutën e 64 Augsburgu mbeti me një lojtar më pak në terren pasi me të kuq u ndëshkua Jancker.
Deri në fund Dortmundi bëri përpjekje dhe presioin për të kthyer rezultatin, mirëpo nuk ia doli dot.
Pas kësaj disfate Augsburgu ngjitet në vendin e katërt me 33 pikë, 13 pikë më pak se Bayerni, teksa Dortmundi ka 16 pikë në vendin e fundit në tabelë, me katër pikë më pak se Hamburgu që mban pozitën e 13-të. /Telegrafi/


