Një BMW nga 1993, shitet më shtrenjtë se modeli i vitit 2015 (Foto)
28/10/2014
Çmimet e modeleve të vjetra M të BMW-së kanë nisur të rriten me të madhe duke kaluar edhe modelet e tashme të kompanisë gjermane.
Një model i BMWM5 i vitit 1993 ka dalë në shitje në shitoren online, Autotrade, për 95.000 dollarë që është për 1.500 më shumë se modeli i vitit 2015 M5.
Vetura speciale e krijuar 21 vjet më parë konsiderohet si një prej tri veturave më të famshme të viteve të nëntëdhjeta së bashku me M1-shin dhe me modelin M3 E30, transmeton Koha.
Kjo makinë ka të kaluara vetëm 15.770 kilometra dhe duket në formë të shkëlqyeshme.
Sipas shitësit të saj, kjo është veturë e mbajtur nga vetëm një njeri dhe se shifra e kilometrave të kaluara nuk është mashtrim.


