Please enter at least 3 characters.

Policia ndërhyn në palestrën sportive në Mitrovicën e Veriut, ndalon zëvendësimin e karrigeve me simbole serbe

Policia e Kosovës ka ndërhyrë sot në palestrën sportive në Mitrovicën e Veriut, duke ndaluar zyrtarët komunalë që të largojnë karriget me ngjyra që simbolizojnë qytetin e Mitrovicës dhe t’i zëvendësojnë ato me karrige që përfaqësojnë flamurin e Serbisë.

Sipas KosovaPress, nga brenda palestrës sportive është siguruar një fotografi ku shihen zyrtarë të Policisë së Kosovës të pranishëm në ambientet e objektit.

Në pamjet e siguruara nga salla e sportit është parë edhe Igor Simiq, përfaqësues i Listës Serbe.

Ekipi i KosovaPress ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po i përcjell nga afër zhvillimet, ndërsa publiku do të informohet në kohë reale për çdo të re lidhur me këtë rast.

Deri në këto momente, Policia e Kosovës nuk ka dhënë detaje zyrtare lidhur me arsyet e ndërhyrjes apo rrethanat që kanë çuar në këtë situatë.