Please enter at least 3 characters.

Nisin punimet për stabilizimin e rrëshqitjes në rrugën Klinë–Gurrakoc

Kanë nisur punimet për realizimin e projektit “Stabilizimi i rrëshqitjes në rrugën R104 Klinë–Gurrakoc, km 1+200”, një investim i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit në vlerë prej 373,614.26 euro.

Sipas njoftimit të Ministrisë, ky projekt synon stabilizimin e terrenit dhe rritjen e sigurisë së qarkullimit në këtë segment rrugor, i cili është identifikuar si një pikë e ndjeshme e infrastrukturës rrugore.

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka theksuar se mbetet e përkushtuar në realizimin e projekteve që synojnë përmirësimin e rrjetit rrugor dhe rritjen e sigurisë për pjesëmarrësit në trafik në të gjithë vendin. /Telegrafi/