Please enter at least 3 characters.

Nis puna për Big Brother VIP Kosova 5 - përgatitet shtëpia për sezonin e ri

Foto: Instagram

Edicioni i pestë i Big Brother VIP Kosova po vjen.Puna për sezonin e ri të reality shout ka nisur në prapaskenë, ndërsa ambientet e shtëpisë po pësojnë ndryshime për t’u përshtatur me edicionin e radhës.

Producentja Olsa Muhameti ka dhënë sinjalin e parë për përgatitjet përmes një postimi në Instagram.

Ajo ka publikuar një fotografi nga brenda shtëpisë së BBVK-së, ku duket se procesi i transformimit të ambienteve tashmë ka filluar.

Foto: Instagram

Në përshkrimin e saj, Muhameti ka theksuar emocionin që sjell momenti kur një sezon përfundon dhe nis ndërtimi i një shtëpie të re për historitë që do të zhvillohen aty.

Mesazhi i saj konfirmon se BBVK5 është tashmë në fazën e përgatitjeve.

Për momentin, produksioni nuk ka zbuluar detaje konkrete rreth sezonit të ri.

Lista e banorëve, data zyrtare e premierës dhe surprizat që do të shoqërojnë edicionin e pestë vazhdojnë të mbahen të fshehta.

Megjithatë, nisja e punimeve në shtëpi tregon se rikthimi i formatit në ekran po afrohet. /Telegrafi/