Nimes 2-4 PSG, notat e lojtarëve
01/09/2018
Paris Saint-Germain ka shënuar fitore në udhëtim ndaj Nimes me rezultat 4-2.
Kampioni aktual ka arritur edhe fitoren e katër radhazi në Ligue 1, pasi kësaj radhe ka mposhtur Nimesin.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Antonin Bobichon (63') dhe Teji Savanier (71') për vendasit, ndërsa për mysafirët shënuan Neymar (36'), Angel Di Maria (41'), Kylian Mbappe (77') dhe Edinson Cavani (90+).
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte sulmuesi brazilian, Neymar, i cili u vlerësua me notë 8.1.
Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për portierin vendas, Paul Bernardoni, i cili u notua me 5.3. /Telegrafi/Nimes:


