Nikollovski: Rritje prej 23 për qind në kargo transportin hekurudhor
Transporti hekurudhor kargo në Korridorin 10 është prioritet dhe të gjitha masat politike që i ndërmarrin kanë të bëjnë me avancimin e qarkullimit kargo dhe ta kthejmë pozicionin strategjik të Maqedonisë në transportin hekurudhor, tha zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski.
Në intervistë për TV Sitel, ai potencoi se në muajt e parë të vitit, transporti hekurudhor shënon rritje të fuqishme prej 23 për qind.
“E shihni se investojmë shumë dhe e shihni se këtë e kemi prioritetin kryesor për momentin. Isha i informuar nga drejtori i NP Hekurudha Transporti se në tre muajt e parë të këtij viti rritja e pjesës kargo është 23% në mallra dhe 18% në financa, ky është numër i shkëlqyeshëm. Ndërsa gjithashtu sot u informova edhe nga drejtori i HM Infrastruktura, Ivanovski, se më së voni fundjavën e shkuar tashmë do të jetë operative ajo linjë e cila shkon nga Draçeva deri në Milladinovci, ajo praktikisht është qarkorja në Shkup, qarkorja kargo, me qëllim që shoferët tashmë të mos hyjnë në Shkup. Kjo është mirë për tre arsye. Së pari, që të ulet ndotja në Shkup. Së dyti, kjo është linjë tërësisht e elektrifikuar dhe do të qarkullojnë vetëm lokomotiva elektrike. Së treti, seriozisht shkurtohet rruga kur udhëtohet drejt Serbisë, Hungarisë, Austrisë dhe kështu me radhë, kështu që nga fundjava e ardhshme kemi edhe një mundësi për qarkullim më të fuqishëm kargo. Nëse kësaj i shtohet se së bashku me BERZH-in po zhvillohet procedura e blerjes së lokomotivave kargo, mendoj se rrëfimi është i qartë”, theksoi Nikolloski.
Sipas tij, Maqedonia e ka pozitën gjeostrategjike dhe vetëm me ndërtimin e hekurudhës së shpejtë, vendi do ta kjthejë pozitën strategjike në rutën kryesore të transportit në Ballkan.


