")
Please enter at least 3 characters.

Nikolla Micevski do të jetë koordinatori i ri i deputetëve të OBRM-PDUKM-së

2018/10/Nikolla-Micevski.jpg

Koordinatori i ri i grupit të deputetëve të OBRM-PDUKM-së, pritet të jetë Nikolla Micevski.

Ai as nuk e mohoi e as nuk e pohoi informacionin me arsyetimin se do të pres që të përfundojë mbledhja e Komitetit Ekzekutiv, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Micevski pritet të vijë në vend të Dragan Danevit, i cili u largua nga funksioni i koordinatorit të grupit të deputetëve.

Danev funksionin e koordinatorit të grupeve të deputetëve e ka kryer një kohë të gjatë, ndërsa largimit të tij i kanë paraprirë disa përjashtime dhe largime të anëtarëve nga kjo parti./Telegrafi/

Foto: OBRM-PDUKM