Ngjarje e rëndë tek Shkëmbi i Kavajës, 10-vjeçari bie nga pallati dhe humb jetën
18/11/2024
Rreth orës 09:00, te Shkëmbi i Kavajës, një fëmijë 10 vjeç, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e një pallati dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Pritet njoftimi i policisë për të sqaruar ngjarjen. /Telegrafi/


