Ngjarja bamirëse argëtuese më e madhe në Prishtinë rikthehet më 23 shtator “Let’s Dance” për të mbledhur fonde për përmirësimin e shëndetësisë në Kosovë
Edicioni i 9-të i ngjarjes vjetore “Let’s Dance” do të mbahet më 23 shtator, nga ora 19:30, në AMC Hall, duke mbledhur qindra mbështetës për një mbrëmje plot muzikë dhe filantropi.
Organizuar nga Action for Mothers and Children, kjo ngjarje mbledh fonde për programe që shpëtojnë jetë dhe zgjerojnë qasjen në shërbime shëndetësore për gratë, fëmijët dhe familjet në gjithë Kosovën. Programi i këtij viti do të sjellë performancën e Florent Abrashit, fitues i “The Voice of Albania 3”, si dhe ritmet e Adrian Berishës, i cili ndezi skenën e festivalit Sunny Hill këtë vit.
ÇFARË: Edicioni i 9-të i ngjarjes “Let’s Dance”
KUR: 23 Shtator, ora 19:30
KU: AMC Hall, Rr. Cerrniku, Kastriot 15000
BILETAT: Në dispozicion përmes Rave Travel
Aksioni për Nëna dhe Fëmijë është një organizatë jofitimprurëse që punon për të shpëtuar jetë dhe për të përmirësuar shëndetin e foshnjave, nënave dhe fëmijëve në Republikën e Kosovës. AMC avokon për një kujdes shëndetësor më të mirë përmes edukimit, mbledhjes së fondeve dhe hulumtimit.
Për më shumë informata, vizitoni: AMCHealth.org.


