Please enter at least 3 characters.

Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni Burimet Njerëzore

2024/04/FOTO-KRYESORE.png

Bizneset në Kosovë vazhdimisht ballafaqohen me sfida të ndryshme në të bërit biznes. Nga mungesa e kapaciteteve për rritje e zhvillim, e deri tek mungesa e menaxhimit efikas të proceseve ditore, bizneset vendore përballen me një sërë problemesh. Madje, këto procese ditore nga jashtë mund të duken të lehta e të shpejta, por brenda një kompanie, e sidomos në një kompani të madhe, ato marrin mund dhe kohë, duke larguar produktivitetin nga gjërat tjera më të rëndësishme.

Prandaj, me qëllim të digjitalizimit të këtyre proceseve, kompania vendore StarLabs, e cila ka mbi 200 punëtorë të fokusuar në zhvillim softuerik, ka zhvilluar platformënAveHR, e cila ofron:

Digjitalizimin e pushimeve të punëtorëveDigjitalizimin e dosjeve të punëtorëveMenaxhimin e Kalendarit të Festave ZyrtareMenaxhimin e Hyrjeve/Daljeve të punëtorëveMenaxhimin e aseteve/invetarit të kompanisëThjeshtësimin e rekrutimit të kandidatëve të rinjKalkulimin e pagave dhe benefiteve, etj

Si funksionon AveHR?AveHR është platformë online e cila po ashtu është e qasshme me lehtësi përmes aplikacionit mobil (App Store & Google Play Store), në të cilën kompanitë regjistrohen, i caktojnë politikat e brendshme dhe i shtojnë të dhënat e punëtorëve. Të gjitha modulet dhe veçoritë e brendshme janë të modifikueshme sipas nevojës së secilit biznes, madje edhe mënyra se si aprovohet një vendim e deri tek lëshimi automatik i vendimit të pushimit përmes emailit.

Duke marrë parasysh nevojat e bizneseve vendore për digjitalizim, AveHR deri me datën 1 maj është me çmim PROMOCIONAl prej vetëm 1 EURO për punëtor në muaj. Të gjitha bizneset që duan të përfitojnë nga kjo ofertë dhe t’i thjeshtësojnë proceset administrative, mund të caktojnë takim këtu:https://calendly.com/besfortberisha/avehr-demo-presentationPër çdo informacion, pyetje apo paqartësi, mund të na kontaktoni përmes:E-mail: info@avehr.comNr. Tel: +383 48 500 331 Adresa: Prishtinë, Rruga Ukshin Hoti, Nr. 33