Please enter at least 3 characters.

Nga nesër hapet konkursi për pranimin e fëmijëve në çerdhe publike në Prishtinë

2016/06/largea_26_10_2015_5432492_cerdhja_ngjyrat_ne_hajvali_20151450418779.jpg

Drejtoria e Arsimit e Komunës së Prishtinës njofton se nga nesër, 14 qershor e deri më datën 24 qershor, hapet konkursi për pranimin e fëmijëve në çerdhet publike.

Sipas një njoftimi të Komunës së Prishtinës, konkurset do të publikohen në secilën çerdhe veç e veç, andaj të interesuarit duhet të aplikojnë drejtpërdrejtë në çerdhen për të cilën janë të interesuar.

“Po ashtu njoftohen prindërit e fëmijëve të cilët janë në çerdhe se çerdhet publike do të jenë në pushim vjetor nga 1 deri më 12 gusht”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/