Please enter at least 3 characters.

Neymar në dyshim për të ardhmen - tri mundësi për të, më e mira materjalisht është në Angli

2020/04/GettyImages-1211847647.jpg
502:"PARIS, FRANCE - MARCH 11: (FREE FOR EDITORIAL USE) In this handout image provided by UEFA, Neymar of Paris Saint-Germain celebrates with Marquinhos after scoring his team's first goal during the UEFA Champions League round of 16 second leg match between Paris Saint-Germain and Borussia Dortmund at Parc des Princes on March 11, 2020 in Paris, France. The match is played behind closed doors as a precaution against the spread of COVID-19 (Coronavirus). (Photo by UEFA - Handout/UEFA via Getty Images)
21:"UEFA via Getty Images

Neymar është ende i paqartë rreth të ardhmes së tij, ku ka tri opsione shumë të rëndësishme.

Sulmuesi brazilian po flitet se do të rikthehet te Barcelona, por kjo gjë po bëhet shumë e vështirë.

Barcelona nuk ka para të gatshme për blerjen e tij dhe po synon t’i ofrojë lojtarë PSG-së për ta shkëmbyer me Neymarin.

Rikthimi i tij në Camp Nou po bëhet shumë i vështirë dhe PSG nga ana tjetër po mundohet ta bind me një kontratë të re.

Kampioni në fuqi i Francës i ka ofruar kontratë të re brazilianit ku do të fitonte 38 milionë euro në sezon.

Sikur mos të mjaftonte kjo, flitet se edhe Chelsea është futur në garë për t’i marrë shërbimet e brazilianit.

Don Balon ka raportuar se Roman Abramovich është një fans i madh i Neymarit dhe synon afrimin e tij në Ligën Premier.

Chelsea është gati të shpenzojë 130 milionë për transferimin e Neymarit, derisa do ta bënte atë lojtarin më të paguar në botë me një pagë vjetore rreth 50 milionë euro.

Neymar . (Photo by UEFA - Handout/UEFA via Getty Images)

Neymar është tani më i pavendosur se kurrë më parë, pasi para vete ka tri opsione secilin më të mirë se tjetri.

Të rikthehet në Barcelonë ku e pret shoku i tij më i mirë Lionel Messi, të vazhdoj te Parisi për tu bërë legjendë e klubit apo të provojë aventurën angleze me Chelsean për tu bërë lojtari me pagën më të madhe në botë. /Telegrafi/